Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Të shtëna armësh në një tubim të PDK-së në Suharekë [video]

Të shtëna armësh janë dëgjuar në një tubim të Partisë Demokratike të Kosovës në Suharekë, të mbajtur të enjten në mbrëmje.

Pamjet që ka siguruar KOHA tregojnë shumë simpatizantë të mbledhur në një odë që nuk respektojnë masat anti-COVID, e ka prej tyre që edhe shtinë me armë.

Ka qenë vetë Sami Lushtaku, kryetar i PDK-së në Skenderaj që ka postuar fotografi nga ky tubim në Facebook.

Ai ka thënë se ka qenë në shtëpinë e Komandant Gurit në Suharekë, “në mesin e qindra bashkëluftëtarëve”.

“Ashtu si dikur në UÇK, këta bashkëluftëtarë janë rreshtuar krah PDK-së si produkt i drejtpërdrejtë i UÇK-së. Më 14 shkurt, me flamurin e UÇK-së, kështu të bashkuar, do të dalim për të votuar e për të festuar fitoren e pasardhëses politike të UÇK-së!”, ka shkruar ai në Facebook. KOHA

https://www.youtube.com/watch?v=PN9J0e1qsx4&feature=emb_title

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara