Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Të shtëna me armë zjarri në Reqan

Me datë 03 gusht 2021, rreth orës 01:50 min, policia në Suharekë kishte pranuar një informacion se në fshatin Reqan te Suharekës dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

       Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti F. V, i lindur në vitin 2000, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte një aheng familjar.

      Policia informoj Prokurorin Shtetit dhe në cilësinë e provës materiale gjeti dhe sekuestroj: Një pistoletë me gaz e llojit Bruni Mod.92, kalibër 9mm, prodhim italian  me një karikator  te zbrazur , si dhe si provë materiale janë konfiskuar nëntëmbëdhjetë (19) gëzhoja të kalibrit  9mm që dyshohet se janë gjuajtur nga kjo armë!

     Në konsultim me Prokurorin për Krimeve të Rënda iniciohet rasti. Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

       Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë” dhe  “Sa ma pak armë-ma pak tragjedi familjare”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara