Të shtëna me kallash në Suharekë, 4 të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në fshatin Topliqan në Suharekë, ku disa persona po dyshohen se kanë shkrepur armët në drejtim të një lokali. Motivi i tentim vrasjes akoma nuk dihet, ndërsa as të dyshuarit s’janë identifikuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Sinjali ekskluzivisht, të dyshuarit kanë gjuajtur me kallashnikov në drejtim të lokalit me muzikë live ‘Engjulli’ në Topliqan, teksa ndodheshin në parking.

Për pasojë, katër persona kanë mbetur të plagosur dhe të njëjtit janë dërguar me urgjencë në në Spitalin Rajonal në Prizren.

Sipas informacioneve të para, përveç tyre, edh enjë person tjetër ka pësuar plagë, i cili pas disa orësh është transportuar nga Suhareka për në spitalin rajonal.

Të njëjtat burime thonë se pronari i lokalit ka dhënë dëshmi para hetuesve policorë lidhur me rastin dhe tashmë janë siguruar edhe prova nga vendi i ngjarjes.

Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për incidentin dhe deri më tash është zbuluar se tre persona janë të përfshirë në këtë rast.

Hetimi tashmë është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe është urdhëruar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme për zbardhjen e rastit në plotni.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.  

/GazetaSinjali/

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');