Tensionet e ditëve të fundit në koalicion – takohen Mustafa, Haradinaj e Limaj

Pas disa përplasjeve që i kanë pasur partnerët e koalicionit, sot në njërin nga hotelet e Prishtinës janë takuar kreu i LDK’së, Isa Mustafa, kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj, raporton Gazeta Express.

Gazeta Express merr vesh se takimi ka nisur në ora 16:30 në njërin nga hotelet e Prishtinës.

Zyrtarët e partive politike të kontaktuar nga gazeta deri më tani nuk kanë dhënë detaje për takimin.

Megjithatë, tash e një kohë partnerët e koalicionit kanë pasur disa përplasje mes vete.

I gjithë mospajtimi, siç u raportua në media me paraqitje të zyrtarëve, nisi kur Ramush Haradinaj paraqiti kandidaturën për president, të cilën gjë e kundërshtoi LDK-ja. Më pas, kundërshtia mori tjetër nivel kur AAK-ja paralajmëroi dorëheqjen e ministrave në kohën kur delegacioni shtetëror po takohej me presidentin amerikan, Donald Trump.

GE

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara