Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Tërmet në disa zona të Shqipërisë – regjistrohen disa lëkundje në mëngjesin e sotëm

Një seri tërmetesh janë regjistruar mëngjesin e sotëm në disa qytete të Shqipërisë, duke shkaktuar shqetësim te banorët, megjithëse pa raportime për dëme materiale apo viktima.

Sipas të dhënave nga institucionet sizmologjike, tërmeti i parë është regjistruar në Durrës, me magnitudë 3.9, duke u ndjerë në disa zona përreth. Pas tij, rreth orës 06:49, janë shënuar lëkundje me magnitudë 2.7 në Konispol, në jug të vendit.

Ndërkohë, në Miras të Korçës, rreth orës 06:15, është regjistruar një tjetër tërmet me magnitudë 3.1, ndërsa pak më herët në Konispol janë regjistruar edhe dy lëkundje të tjera, të dyja me magnitudë 3.2.

Ekspertët e sizmologjisë kanë theksuar se lëkundjet e tilla janë të zakonshme për rajonin dhe nuk përbëjnë rrezik të lartë, por po monitorohen nga afër për çdo zhvillim të mundshëm.

Institucionet përkatëse u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbeten të qetë dhe të ndjekin vetëm informacionet zyrtare në rast të lëkundjeve të tjera.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara