Tërmkolli: Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa kanë pasur qëllim shkatërrimin e LDK-së

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se Vjosa Osmani dhe Isa Mustafa kanë pasur detyrë që ta shkatërrojë LDK-në.

Tërmkolli gjithashtu tha se po të donin njerëzit e LDK-së, do ta bënin LDK-në të dilte parti e parë në zgjedhje.

“Ajo e bëri detyrën e saj. Krejt ata që kanë pak njohuri politike e shohin që ka pas detyrë, njësoj siç ka patur detyrë edhe Isa Mustafa, krejt njësoj, detyrë me shkatërru LDK-në. Përndryshe vetëm të kishin pak përpjekje me e ba LDK-në parti e parë, siç kanë qenë përpjekjet e njerëzve të mirë e fuqishëm të LDK-së, LDK-ja do të bëhej”, ka thënë Tërmkolli.

Tutje, Tërmkolli tha se kjo që ndodhi në zgjedhjet e fundit ka qenë një pazar në mes të Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit.

“Mënyra si është menaxhu që 10 vite, kur në udhëheqjen e ngushtë të LDK-së, ka patur gjithçka, më së paku njerëz të LDK-së, atëherë nuk është pritë diçka tjetër. Kjo që ndodhi ka qenë një pazar mes Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit . Në vitin 2010, Vjosa Osmani ka qenë një prej adhuruesve më të mëdhaja të Isa Mustafës, pastaj dolën ambiciet e saj për diçka tjetër, dhe në vitin 2019 ajo ka qenë në pazar të plotë me Isa Mustafën, natyrisht Isa Mustafa i’a ktheji borgjin e bëri kandidate për kryeministre. Jo veq koketimi dhe flirti me Vetëvendosjen, por krijimi i një lloj mentaliteti që është njësoj si me votu LDK-në si Lëvizjen Vetëvendosje, kjo është absurde dhe shumë shkatërruese” deklaroi Tërmkolli për Blic.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara