Tërnava: Nuk falet namazi i Bajramit, pezullohen të gjitha ritet për 10 ditë

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka njoftuar se nesër nuk do të falet Namazi i Bajramit të Vogël nëpër xhamitë e Kosovës.

Tërnava pas mesazhit për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se BIK-u ka marrë vendim që të pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël, raporton Gazeta Express.


“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK-u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresht pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava.

Ai ka thënë tutje se për shkak të pandemisë të shmangen vizitat me rastin e festës.

“Për shkak të rrezikut të virusit t’i shmangim vizitat dhe tubimet e mëdha në hapësira të mëdha dhe të vogla”, ka thënë Tërnava. /Express/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara