Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Tifozët nuk shfaqin interes për biletat, TKZ: Refuzim për një federatë që është kundër popullit

Ekipi kuqezi luan më 9 shtator kundër Letonisë në Tiranë, në kuadër të Grupit K kualifikues të Kupës së Botës.

Ndryshe nga çdo sfidë tjetër, dueli nuk po preferohet nga tifozët dhe në shitje ka shumë bileta, paçka se FSHF ndryshe nga herët e tjera ka hapur edhe një pikë fizike për shitje.

Diçka e tillë vjen edhe pas thirrjes së Tifozave Kuq e Zi për refuzim, të cilët janë përjashtuar nga FSHF, pas përplasjes me Federatën për bashkorganizimin e Euro 2027 për 21-vjeçarët me Serbinë.

TKZ në një reagim të fundit thotë se ky është një ‘guxim kundër një federate që është kundër popullit të saj’. Si të mos mjaftonte interesi i ulët, kujtojmë se UEFA ka dënuar FSHF-në me reduktimin e 20 përqind të numrit të kapacitetit të stadiumit për sfidën kundër Letonisë, kjo për shkak të thirrjeve raciste në sfidën e shkuar me Serbinë.

“Ju falenderojmë të gjithëve për guximin dhe për angazhimin që keni bërë deri tani, për refuzimin e një federate që është kundër popullit të saj, kundër tifozëve të Kombëtares.

Ky refuzim, i ka detyruar që të sponsorojnë njoftimet në rrjete sociale për ndeshjet e Kombëtares, ndërsa që pak muaj më herët biletat “avulloheshin” brenda pak orëve”, shkruan TKZ, që kujton se FSHF ka sponsorizuar postimin për biletat e ndeshjes, kjo prej interesit të pakët.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara