Tragjike në Suharekë – Vdes foshnja 9 muajshe që dyshohet se ishte ngulfatur në djep

Nuk janë të rralla rastet kur fëmijët bien viktimë e rrethanave tragjike brenda ambienteve familjare, që për pak çaste mund të kthehen në skenë fatkeqësie. Një ngjarje e tillë e rëndë ka ndodhur edhe në fshatin Gjinoc të Suharekës, ku një foshnje 9 muajshe ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta, pas një incidenti të ndodhur më 29 qershor.

Gazeta Sinjali mëson se fillimisht foshnja ishte dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, pasi ishte hasur pa shenja jete në djep nga gjyshi i saj, S.S, i cili kishte vërejtur se ajo ishte e lidhur me lidhëse të djepit. Gjyshi kishte ndërhyrë menjëherë për t’ia hequr lidhësen, duke alarmuar familjarët, të cilët më pas e kishin dërguar vajzën për trajtim mjekësor.

Pas ndihmës së parë në Prizren, ajo ishte transferuar në QKUK në Prishtinë. Fatkeqësisht, dje më 11 korrik 2025 rreth orës 15:30, familjarët kanë njoftuar se foshnja kishte ndërruar jetë.

Prokurori kujdestar ka urdhëruar që trupi i të ndjerës të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë” dhe hetimet po udhëhiqen nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren./Sinjali.com

Suhareka Express shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerës në këtë humbje të rëndë./

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara