Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, tregon se çfarë ndiklj në fitoren ndaj Lirisë

“Timonieri” i kampionëve e ka pranuar se futja e lojtarëve titullar në pjesën e dytë, e pati ndikimin e vet që Ballkani të marrë fitoren në xhiron e parë.

Ai u shpreh i lumtur edhe për numrin e madh të shikuesve të mbledhur në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

“Futbolli luhet për tifozët dhe kur stadiumi mbushet, është mirë për të gjithë. E përshëndes Prizrenin për mbështetjen e skuadrës së tyre. I uroj vazhdimësi dhe suksese në Superligën e Kosovës”.

“Të ndërrosh pesë lojtarë është një rotacion gati 50%. Menduam ta bënim rotacionin për shkak edhe të ndeshjes në Gjibraltar ndaj Lincolnit dhe kjo pati ndikimin në pjesën e parë”.

“Me futjen e Zybës, Korenicës, Kuçit e të tjerëve që janë pjesë e formacionit bazë, morëm situatën në dorë dhe krijuam disa raste shënimi. Kryesorja ishte që nuk e lamë kundërshtarin të na godiste si në pjesën e parë”, ka thënë Daja për “ArtMotion”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara