Tre të vdekur dhe 249 raste të reja me coronavirus për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.868 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 249 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (42, 86 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64.768 raste nga 271.493 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.548 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 316 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.344 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.876.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 116 raste, Prizren 44 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjilan 9 raste, Lipjan 8 raste, Pejë 7 raste, Deçan 6 raste, Skenderaj 5 raste, Gjakovë 4 raste, Suharekë 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Istog, Kamenicë, Shtime dhe Viti.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara