Trump sërish flet për Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përsëritur sërish pretendimin se falë ndërhyrjes së tij ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë një adresimi në Forumin Amerikan të Biznesit në Miami të mërkurën, më 5 nëntor.

Ai ka deklaruar gjithashtu se India dhe Pakistani “arritën paqe” në maj 2025, pas paralajmërimit të tij se do t’ua pezullonte marrëveshjet tregtare dy shteteve fqinje, të cilat posedojnë armë bërthamore, nëse vazhdonin me përplasjet ushtarake.

“Për tetë muaj i dhashë fund tetë luftërave, duke përfshirë mes Kosovës dhe Serbisë, Kongos dhe Ruandës, që kishin vazhduar për një kohë të gjatë… Pakistanit dhe Indisë… Unë u thashë: ‘S’do të bëj asnjë marrëveshje tregtare me ju nëse nuk arrini paqe’. Një ditë më vonë mora një telefonatë: ‘Ne bëmë paqe’. Unë thashë: ‘Faleminderit. Tani mund të bëjmë tregti’. A nuk është kjo e mrekullueshme?”, ka theksuar ai.

Presidenti Trump ka shtuar se ka ndihmuar në zgjidhjen e konflikteve edhe midis Izraelit dhe Iranit, Egjiptit dhe Etiopisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, dhe Kamboxhës dhe Tajlandës.

“Të gjithë ishin në luftë… Disa prej tyre kishin zgjatur 32 vjet. Një 38 vjet. Disa prej tyre i ndala për një orë pa asnjë ndihmë nga Kombet e Bashkuara”, ka theksuar Trump.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara