Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Tuma e rrallë ilire në Suharekë: E lartë 10 metra dhe me diametër 84 metra


Në fshatin Gjinoc të Suharekës gjendet një tumë e vjetër ilir apo ndryshe njihet me emrin kodërvarr ilir. Ky është një rast i rrallë në Kosovë dhe ka përmasa gjigante me diametër 84 metra, shkruan Gazeta Metro. 

Se ilirët kanë jetuar në Kosovë ka shumë fakte dhe të gjetura arkeologjike. Njëjtë sikur gjetja arkeologjike e tumës ilire që është bërë në Gjinoc të Suharekës.

Aty është një rast i rrallë në Kosovë, ku tuma ilire ka përmasa gjigante me diametër 84 metra në drejtimin lindje-perëndim dhe 73 metra në orientimin veri-jug.

Tuma ka një lartësi prej gati dhjetë metrash dhe akoma nuk është hulumtuar. Megjithatë, për nga dimensionet, forma e punuar, lartësia dhe vendndodhja e saj, më siguri duhet të datohet nga periudha e zhvilluar e hekurit të lashtësisë dardane dhe me gjasë i përket ndonjë familjeje me ndikim dhe status të lartë shoqëror, transmeton Metro.

Ky monument mortor gjendet më pak se dyqind metra në krahun e majtë të rrugës Suharekë-Prizren.

Sa i përket kuptimit të tyre, tumat janë kodër varre, prej dheu dhe gurësh të ngritura mbi një varr ose varre. Tumat janë të njohura edhe si varre, kodër varre ose kurgans dhe mund të gjenden në pjesën më të madhe të botës./gazetametro.net

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara