Turistja gjermane gjendet e vdekur në Malet e Sharrit, dyshohet aksident

Një shtetase gjermane është gjetur e vdekur në afërsi të Liqenit të Jazhincës, në Malet e Sharrit. Viktima dyshohet se gjatë ecjes malore pranë shtegut kryesor ka ngecur në mes të shkëmbinjve, duke mbetur e bllokuar dhe duke humbur jetën nga kushtet atmosferike.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se me datën 19.10.2025 është pranuar një thirrje për një aksident malor në afërsi të Liqenit të Jazhincës, ku një trup i dyshuar pa shenja jete është gjetur pranë shtegut kryesor.

“Ekipet e ShKShMK dhe të hetuesisë, pasi janë takuar dhe koordinuar te fillimi i shtegut për te Liqeni i Jazhincës, nën udhëheqjen e ShKShMK ka filluar operacioni i kërkim-shpëtimit. Pas një marshimi në errësirë dhe kushte dimërore është arritur lokalizimi i viktimës në koordinatat e marra paraprakisht nga grupi i bjeshkatarëve”, thuhet në njoftim.

Sipas ShKShMK-së, dyshohet se viktima, shtetase gjermane M.N., gjatë ecjes malore e vetmuar në këtë zonë, aksidentalisht i ngeci këmba në një çarje mes shkëmbinjve dhe, në pamundësi për t’u liruar ose për të thirrur ndihmë, dyshohet të ketë pësuar fatalitet nga kushtet atmosferike, duke kaluar në hipotermi, pasi zona nuk ka mbulueshmëri me rrjet telefonik.

Operacioni i evakuimit ka zgjatur 9 orë të plota, ndërsa në ndihmë ka asistuar edhe një ekipë e kompanisë së Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimës. 

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara