“U bo zor me qëndru me dikon” – Sami Lushtaku komenton takimin me Blerim Kuqin

Reklama

Pas publikimit të një fotografie ku shihet së bashku me biznesmenin Blerim Kuqi, ish-kryetari i Skenderajt dhe zyrtari i lartë i PDK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar duke sqaruar se bëhej fjalë vetëm për një takim miqësor.

Në një prononcim për Indeksonline, Lushtaku ka mohuar që takimi të ketë ndonjë lidhje me procesin zgjedhor në Suharekë, duke theksuar se është bërë “zot me zor” të qëndrohet me dikë pa u përfolur.

“Për besë jemi takuar në një vend në Prishtinë rastësisht, kemi pirë një kafe. Jemi miq që një kohë të gjatë, bile as që kemi diskutuar për çështje politike. Tash u bo pak edhe zor me qëndru me dikon, por kjo është puna e gazetarëve që ju keni drejt me pyet,” – ka deklaruar Lushtaku.

Ai ka shtuar se për koalicione e bashkëpunime vendos vetëm kryetari i partisë dhe se gjatë takimit nuk është diskutuar për tema politike.

“Ndoshta kemi qëndruar jo më shumë se 10 minuta, ndoshta edhe më pak. Për çështjen e koalicioneve vendos kryetari i partisë, unë as që diskutoj. Por kemi problem edhe me pi kafe me ndonjë shok apo mik për shkak të disa propagandave që po bëhen,” – ka shtuar ai.

Takimi i tyre ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik të Suharekës dhe është komentuar gjerësisht në rrjete sociale, sidomos pas deklaratave të analistit politik Avni Arifi, i cili e cilësoi këtë situatë si shembull të “tuxharllëkut politik pa parime”.

Zgjedhjet për balotazh në Komunën e Suharekës do të mbahen më 9 nëntor, ku përballen Bali Muharremaj (AAK) dhe Ardian Shala (LDK).

Me te lexuarat

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Related Articles

function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');