U dhunua e u detyrua të bërtiste “ta ha…”: Ky është 63-vjeçari që akuzohet për dhunim ndaj bashkëshortes

Aktakuzë ndaj 63-vjeçarit për dhunim, dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj një 63-vjeçari me inicialet Xh.Sh., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Dhunimi”, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas dosjes së rastit, gruaja ka deklaruar se ishte mbajtur e izoluar në një dhomë, në kushte të rënda, për një periudhë rreth dymujore, nga fundi i dhjetorit 2025 deri më 23 shkurt 2026.

Ajo ka pretenduar se gjatë kësaj periudhe ishte përballur me dhunë fizike, psikologjike dhe seksuale, si dhe me kërcënime të vazhdueshme ndaj jetës së saj. Sipas dëshmisë së saj, veprimet dyshohet se janë kryer nën kërcënimin e armës dhe presionit të vazhdueshëm.

I pandehuri i ka kundërshtuar pretendimet gjatë deklarimit në polici, duke mohuar përshkrimin e ngjarjeve dhe duke deklaruar se vuan nga probleme shëndetësore. Ai gjithashtu ka mohuar përgjegjësinë për armën e gjetur, duke thënë se prona ku ndodhej ajo nuk ishte e tij.

Sipas të dhënave të përfshira në dosje, i akuzuari rezulton të ketë qenë i evidentuar edhe më herët nga organet e drejtësisë në raste të tjera.

Rasti tashmë pritet të trajtohet nga gjykata, ndërsa i akuzuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë.

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara