U hiqet licenca 23 avokatëve

Për shkak të mospagesës së tarifës së anëtarësisë ndaj Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), Këshilli Drejtues i OAK-së ka marrë vendim që të revokohen licencat e 23 avokatëve.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Besim Abdullahu, nga zyra për komunikim në OAK.- Advertisement –

“Po, është marrë vendimi për revokimin e licencës për 23 avokatë, pasi unë i transkriptoj procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit, por që ende nuk është janë formalizuar vendimet”, ka thënë Abdullahu.

Neni 46 i Ligjit për Avokatinë përcaktohet detyrimi i avokatëve për një pagesë të tillë.

“Avokatët e regjistruar në regjistrin e avokatëve janë të detyruar të paguajnë anëtarësinë vjetore dhe të përmbushin të gjitha detyrimet tjera të parapara me statut dhe aktet e përgjithshme të Odës”, thotë ky nen.

Ndryshe, mospagesa e anëtarësisë së OAK-së konsiderohet shkelje edhe në bazë të Kodit të Etikës Profesionale të Avokatit, konkretisht sipas nenit 36.

“Shkelje veçanërisht e rëndë e detyrës së avokatit, konsiderohet: a. Moszbatimi i vendimeve të Odës; b. Dhënia e shënimeve të pavërteta OAK dhe organeve të saj; c. Çdo sjellje fyese gjatë korrespodencës me shkrim ose me gojë me këto organe; d. Mos pagesa e anëtarësisë se OAK-së”, përcakton neni 36.

Por që, sipas Ligjit për Avokatinë, kundër një vendimi të tillë, lejohet ankesa e cila duhet të dorëzohet në Komisionin për Ankesa të Odës, në afat prej 8 ditësh, prej ditës së pranimit.

Vendimi i Komisionit për Ankesa është përfundimtar, andaj kundër këtij vendimi, mund të iniciohet konflikti administrativ.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara