U zgjodh kryetar i ri i New Yorkut, këto janë kritikat që ia kishte dhënë Zohran Mamdani, Granit Xhakës

Kryetari rishtas i zgjedhur i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, është bërë viral në rrjetet sociale pasi dolën në dritë disa postime të vjetra të tij për Arsenalin, përfshirë edhe një kritikë ndaj kapitenit të Sunderlandit, Granit Xhaka.

Mamdani shënoi një moment historik këtë javë, duke u bërë kryetari i parë mysliman në shtetin e Nju Jorkut dhe i pari i lindur në Afrikë që mban këtë post. I njohur si një tifoz i flaktë i sportit, 34-vjeçari është adhurues i madh i Arsenalit dhe ka folur shpesh për dashurinë e tij ndaj Premier League.

Së fundmi është zbuluar se politikani qëndronte shpesh zgjuar deri në orët e vona për të ndjekur ndeshjet e Arsenalit dhe bënte postime live gjatë lojërave, me disa prej tyre që datojnë që nga viti 2011, duke shkaktuar shumë humor te tifozët online.

Pas fitores në zgjedhje, tifozët e Arsenalit nisën të kërkojnë në llogarinë e tij në X (ish-Twitter) dhe gjetën një sërë postimesh të vjetra, përfshirë një ku ai ishte kritik ndaj Xhakës.

Postimi i tij shkruante thjesht:

“Unë, kur e pashë Xhakën në formacion,”bashkë me një imazh të animuar që thoshte:
“Po kaloj një ditë shumë të keqe. Nuk jam në humor. Kjo është një nga ditët më të këqija që kam pasur prej kohësh.”

Ironikisht, ndeshja për të cilën bëhej fjalë ishte ajo kundër Chelseat në Emirates, ku Xhaka shënoi një gol të mrekullueshëm nga goditja e lirë, duke i dhënë Arsenalit epërsinë 2:0.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara