KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se në fshatin Studenqan, për shkak të reshjeve të shiut, është rritur turbullira e ujit të pijes.
Si pasojë, uji i furnizuar në këtë zonë nuk rekomandohet për përdorim human deri në njoftimin e radhës.
Ekipet e KRU-së po monitorojnë vazhdimisht gjendjen dhe janë duke ndërmarrë të gjitha masat për normalizimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

