UP demanton lajmet se studentët janë liruar nga pagesat për semestër

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka demantuar lajmet që janë shpërndarë në rrjetet sociale, se kinse ka ndryshuar organizimi i procesit mësimor dhe studentët janë liruar nga pagesat për semestër.

UP përmes një njoftimi sqaron se deri tani nuk ka asnjë vendim zyrtar.

“Universiteti i Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ njofton studentët, stafin akademik dhe administrativ, si dhe palët e interesuara që deri me tani nuk kemi pranuar ndonjë shkresë zyrtare nga instancat përgjegjëse për ndryshim të organizimit të procesit mësimor në UP, në rrethanat e pandemisë COVID-19. Njëherësh, në adresën e UP-së nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët tanë. Me anë të këtij sqarimi, UP-ja ju informon që deri në pranimin e vendimeve zyrtare nga organet kompetente, do të vazhdojmë implementimin e vendimeve në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në lajmet që kanë qarkulluar ditën e mërkurë thuhej se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka plotësuar të gjitha kërkesat e parashtruar.

“Pas kërkesave të shtruara nga Konferenca e Parlamenteve Studentore, në takimin e së premtes (29.01.2021) me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, të gjitha kërkesat janë realizuar. Mësimi në semestrin e dytë (2020/21) do të zhvillohet fizikisht. Do të hapen bibliotekat. Lirohen nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Bachelor (0 euro). Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master.

Lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit të Doktoraturës. Studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e MASh. Studentët nga Lugina e Preshevës nuk paguajnë pagesën e semestrit në vitin e parë të studimeve. Projekti ‘FUNZONE’ do të bëhet në 14 fakultetet e Universitetit të Prishtinës. 50,000 euro për Bibliotekën Elektronike. 200,000 euro për mobilitetet e studentëve ndërmjet universiteteve shqiptare në rajon”, thuhej në lajmet e publikuara në disa rrjete sociale.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara