Urim Suka rikandidon për Asamblenë Komunale – mbështetet nga Dr. Ardian Shala

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Dr. Ardian Shala, ka prezantuar zyrtarisht Urim Sukën si kandidatin me nr. 4 në listën e LDK-së për Asamblenë Komunale, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Dr. Shala e ka vlerësuar Sukën si një figurë kyçe të LDK-së në Suharekë, me tri diploma universitare, përvojë të gjatë si drejtor dhe mësimdhënës që nga viti 2002, si dhe rol të spikatur si shef i grupit të asambleistëve të LDK-së gjatë mandatit të kaluar. Ai theksoi se Suka është një zë i përgjegjshëm dhe i guximshëm në mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

Pas prezantimit të bërë nga Shala, edhe vetë Urim Suka është prononcuar publikisht duke shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë nga strukturat e partisë dhe duke kërkuar përkrahjen e qytetarëve për një mandat të ri.

Në deklaratën e tij, Suka kujtoi katër vitet e angazhimit të tij në Kuvendin Komunal si përfaqësues i qytetarëve, duke theksuar përkushtimin, përgjegjësinë dhe vendosmërinë për të mbrojtur interesin publik. Ai premtoi se do të vazhdojë të jetë një adresë e hapur për secilin shqetësim dhe një zë i fuqishëm për një Therandë më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike.

“Unë jam gati për të bërë më të mirën për ju, unë jam gati që të vazhdoj të jem zëri juaj në Kuvendin e Komunës,” tha Suka, duke ftuar qytetarët ta mbështesin më 12 tetor.

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');