Vajza e Adem Jasharit me fjalim emocionues në akademi, përlotet Rifat Jashari

Vajza e Adem Jasharit, Marigona, ka mbajtur fjalim në Akademinë që u mbajt sonte, me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Marigona ka folur me theks për kontributin e grave në luftën e Kosovës.

Ajo me fjalë emocionuese, përmendi gratë që kontribuuan në etapa përgjatë historisë.

Ky fjalim përloti edhe bacën Rifat Jashari.

“Epopeja e Marsit që përkujtojmë sot mblodhi vëmendjen e shpresën në një vend, ku jeta flijoi për lirinë. Në një vend nga ku radhët e atyre që mbronin dinjitetin kombëtar nuk u ndalën më. E kaluara jonë veçohet nga angazhimi për liri. Në këtë rrugë kontribut kanë dhënë vajzat e gratë shqiptare. Të kujtojmë luftëtarët e të gjitha luftërave për çlirim. Kujtojmë Shotë Galicën, kujtojmë studentet në protestat e vitit 1981. Kujtojmë Xhevë Lladrovcin e luftëtaret e UÇK-së. Kontributin e nënave tona. Në këtë fjalë të shkurtër, me qëllim theksova kontribuin e gruas, ndonjëherë sikur harrojmë kontributin gjatë historisë. Kjo traditë vazhdoi edhe në Epopenë e Marsit, ku anëtarët e familjes e lagjes Jashari, u flijuan për lirinë për kombin. Vajzat dhe gratë shqiptare ishin krah i çështjes kombëtare. Në emër të familjes iu falënderoj për pjesëmarrje”, tha Marigona Jashari.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara