Vazhdon përplasja: Zyra e Kryeministrit i reagon Bashkim Ramosajt, “Po e shkel vendimin e Qeverisë”

Share Button Gazeta Blic

Urdhri i Kryeministrit Hoti për ndaljen e punimeve të rrugës Deçan – Plavë nuk po zbatohet nga kryetari i Deçanit.

Ramosaj, që vjen nga partia partnere e Hotit, AAK’ja, thotë se puna po vazhdon në ndërtimin e rrugës me të cilën po merret krejt Kosova që nga fundjava.

Edhe përkundër se Kryeministrit Avdullah Hoti ka dhënë urdhër për t’u pezulluar punimet e rrugës Deçan – Plavë, ky nuk po përfillet.

Kryetari i Deçanit, ka thënë dje, e e ka përsëritur sot se punimet e rrugës janë duke vazhduar.

Ndërkaq nga Kabineti i Kryeministrit Hoti nuk tregojnë se a e din që punimet mund të kenë vazhduar.

Këshilltari për media i Hotit, Xhavit Beqiri, thotë për Gazetën Express se nëse kryetari Ramosaj po i vazhdon punimet, atëherë s’po e respekton vendimin e Qeverisë.

“Nëse ai thotë se po vazhdojnë, ai nuk e ka respektuar vendimin e Qeverisë. Qëndrimi i Kryeministrit është ai i komunikatës. Asnjë presje nuk i hiqet”, ka Beqiri.

E, në komunikatën e djeshme të Kryeministrisë, ku tregohej se Avdullah Hoti kërkon pezullimin e punimeve të rrugës Deçan – Plavë, thuhej se ajo prek një zonë të Manastirit të Deçanit.

““Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që të pezullohen punimet në rrugën R108, e cila, në një pjesë të saj, e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit”, është thënë në kumtesën e Zyrës së Hotit, të publikuar të dielën”, shkroi ZKM’ja.

Nisja e punimeve nxiti reagime të Manastirit i Decanit, por edhe në Serbi.

Derisa kryetari i Deçanit thotë se rruga në fjalë do të ndërtohet me çdo kusht, manastiri thotë se ndërtimi i saj në zonën e Mbrojtur është në kundërshtim të vendimit të vitit 2016 nga Gjykata Kushtetuese, e cila i dha të drejtë Manastirit për 24 hektarë. Kryepeshkopi Sava Janjic thirret edhe në Ligjin për Zonat Speciale të Mbrojtura të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Hoti thotë se rruga Deçan – Plavë do të ndërtohet, por do të gjendet një zgjidhje, pa e prekur zonën e Manastirit.

GazetaBlic

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara