Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Vdes një 32-vjeçar në Spitalin e Pejës, po priste rezultatin e testit për COVID-19

Një 32-vjeçar ka vdekur mbrëmë në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, viktima kishte edhe sëmundje tjera shoqëruese, ka njoftuar spitali.

Siç thuhet në njoftim, 32-vjeçari ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.
“Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat|, thuhet ne njoftim.

Njoftimi i plotë:

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 70 pacientë me Covid-19. Nga këta pacient 26 pacientë janë në Oksigjeno terapi. 9 pacientë janë në gjendje të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.

7 pacientë të infektuar me Covid-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 11 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.

Një pacient i moshës 32 vjeçare nga Komuna e Pejës i shoqëruar edhe me sëmundje tjetër të rëndë, fatëkeqësisht ka vdekur mbrëmë. I ndjeri ka qenë me diagnozë Covid-19, ka kryer testin por ende nuk ka pasur rezultat.

Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerit.
GazetaExpress

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara