Vdiq një 40-vjeçar në Prizren në rrethana ende të paqarta

Një 40-vjeçar ka vdekur në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas lëndimeve serioze që mori, por që ende nuk dihet se si erdhi deri të këto plagë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për portalin rtv21.tv se i ndjeri, sipas informatave fillestare, ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë në momentin e incidentit.

Ai shtoi se rrethanat mbeten ende të paqarta.

“Sot, më 18 korrik 2025, rreth orës 09:50, Policia është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Bresanë se një person mashkull, D.A. (40 vjeç), është sjellë në qendër nga vëllai i tij me lëndime të rënda trupore. Pas ofrimit të ndihmës së parë, ai është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku më pas, për shkak të lëndimeve të marra, ka vdekur. Sipas informatave fillestare, viktima ishte duke punuar me traktor në zonën malore të fshatit Bresanë në momentin e incidentit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Policia ka reaguar menjëherë, ka dalë në vendin e ngjarjes, ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësitet përkatëse hetimore. Në vendngjarje është angazhuar edhe prokurori kujdestar, me urdhër të të cilit rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, ka thënë Bytyqi.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara