Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Veç nëse jom n’burg gjithë se…”/ Suharekasi arrestohet për dhunë ndaj gruas me të cilën bashkëjeton

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen raste të grave që përjetojnë dhunë në forma të ndryshme nga personat të cilët i kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar gjatë ditës së sotme edhe një grua nga Suhareka, e cila e ka raportuar burrin me të cilin bashkëjeton, të cilin e akuzon se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima ka deklaruar se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht, por edhe i ka bërë presion në vazhdimësi.

Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin para se të ndodhë diçka më e keqe, për shkak se telashet me të dyshuarin nuk po marrin fund.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku është përballur me denoncimin kundër tij, por edhe aty e ka kanosur viktimën, duke paralajmëruar se “Veç nëse jom n’burg gjithë se e di çka kam me bo”.

Për shkak të kanosjes dhe denoncimit për dhunë, pas përfundimit të procedurave, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara