Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar me ironi pas vendimit të Qeverisë së Shqipërisë për ta shpallur Igballe Hudutin “non grata”.
Në një postim publik, Kajtazi ka shkruar se po të ishte në vend të kryeministrit Albin Kurti, nuk do ta linte Hudutin pa e bërë presidente të Kosovës.
“Me qenë në vend të shokut Albin Kurti, pa e ba presidente të Kosovës, Igballe Hudutin nuk e kisha lanë. Edhe ia plas zemrën Edi Ramës, edhe merr mbështetje të madhe popullore në Kosovë”, ka shkruar Kajtazi.
Reagimi i tij vjen pas vendimit të autoriteteve shqiptare, ndërsa deklarata është komentuar si thumb politik ndaj zhvillimeve të fundit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Vendimi për shpalljen “non grata” ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik, ndërsa komenti i Kajtazit është shpërndarë në kontekstin e debatit politik të ditës.
Burimi: postim publik i Vehbi Kajtazit
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Sporti
Zyrtare: Loris Kolgeci transferohet te KF Llapi, kontratë deri në vitin 2029
Suhareka
Karnevalet Golden Eagle 2026 nisin nesër në Suharekë
Ekonomi
Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane: dilema energjetike që po diskutohet në Kosovë
Botë
Tërmetet në Venezuelë: vlerësimet amerikane flasin për deri në 10 mijë viktima të mundshme
Lajme
Ekskluzive: Dy policë dyshohen se sulmuan njëri-tjetrin brenda stacionit policor
Politike
Ish-ushtari i UÇK-së: Kurti ka ngrënë e pirë në kullën e Haradinajve, Ramushi e ka strehuar kur e kërkonte policia

