Veterani i UÇK-së i gatshëm t’ia dhurojë gruas veshkën: Gjithçka do bëja për të

Gani Shala, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është i gatshëm t’ia dhurojë veshkën bashkëshortes së tij për t’ia shpëtuar jetën, por familja e tij përballet me një sfidë të madhe financiare.

Ganiu, i cili ka 30 vjet martesë dhe është baba i tre fëmijëve, thotë se për t’ia dhuruar veshkën gruas së tij, nuk ka hezituar asnjëherë.

“Gruaja është 53 vjeçe. Më ka ardhur tepër e vështirë të dal e të kërkoja para. 50% e shumës është mbledhur, por nevojiten ende fonde. Operacioni kushton 20 mijë euro, pa llogaritur shpenzimet e tjera. Kush ka mundësi, le të na ndihmojë. Operimi do të bëhet në Turqi, së bashku me analizat dhe trajtimet e nevojshme. Unë nuk kam problem, nuk mërzitem – të shpëtosh një jetë është diçka e madhe. Po të mundja, edhe gjakun tim do ta jepja pa hezitim,” ka thënë ai në një bisedë për IndeksOnline.

Në këto ditë të vështira, familja Shala ka bërë apel për ndihmë, duke falënderuar të gjithë ata që tashmë kanë kontribuar dhe duke i ftuar qytetarët e Kosovës të ndihmojnë, sado pak, për këtë kauzë humanitare.

“Lusim Zotin që të kalojmë këtë sfidë dhe që të dy të gëzojnë shëndet të mirë,” – shprehet Gani Shala, me shpresën e madhe se bashkëshortja e tij do ta fitojë këtë betejë.

Nëse dëshironi të ndihmoni, mund të kontaktoni në numrin: 049 978 403 ose të kontribuoni në llogarinë bankare në Raiffeisen Bank150-107-0000166526.

Të bashkuar mund të shpëtojmë një jetë!

Shperndaje:

TE FUNDIT