Vetëvendosje vendos kioske pa leje në sheshin e Suharekës, reagon Policia

Vetëvendosje vendos kioske pa leje në sheshin e Suharekës, reagon Policia

Lëvizja Vetëvendosje, dega në Suharekë, ka vendosur një kioske në sheshin e qytetit te Suharekes , të cilën po e shfrytëzon për shpërndarjen e fletushkave dhe vizitkartave për kandidatët e saj per zgjedhjet e 28 nentorit.

Në vendngjarje është parë edhe kandidati për deputet nga kjo parti, Sali Zyba.

Komuna e Suharekës ka konfirmuar për Insajderin se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka leje për shfrytëzimin e kësaj hapësire publike.

“Dje e kanë bërë një kërkesë për shfrytëzim, por ende nuk u është miratuar. Nevojiten shtatë ditë kohë për shqyrtimin e kërkesës”, kanë deklaruar për Insajderin nga zyra e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Insajderi ka tentuar të marrë një koment edhe nga kandidati për deputet, Sali Zyba, mirëpo ai nuk ka dashur të deklarohet lidhur me rastin.

Ndërkohë, lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet kioska e vendosur në shesh, si dhe prezenca e Policisë së Kosovës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara