Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

VIDEO: 12-vjeçarja nga Suhareka që u sulmua nga qeni, thotë se dy persona nga vetura ia lëshuan drejt saj

Leonita Lubofci nga lagjja Fidanishte e Suharekës të premten është sulmuar nga një qen dhe për këtë tha se dy persona që ishin brenda veturës ia lëshuan qenin në drejtim të saj.

12 vjeçarja tha se u shpëtua nga një person që i erdhi në ndihmë.

“Unë kam qenë duke ecë udhës, edhe ai e hapi dritaren edhe tha diçka, ama unë nuk e dëgjova dhe vazhdova rrugën time. Pastaj kur më pau që nuk po ndalem pasagjeri ka dalë nga vetura“, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

“Ka dalë jashtë edhe unë prej tutës kam fillu me vrapu edhe ai e ka parë që s’po ndalem dhe e ka lëshuar qenin.”

“Herën e parë nuk ka arritur me më sulmu, kurse herën e dytë ma ka ngjitë në krah”, ka shtuar ajo.

https://youtu.be/qWzSWxoUzSo

Ajo mori trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

Rastin e konfirmoi edhe policia në raportin 24 orësh. Por, nuk u raportua për të arrestuar.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara