‘Vijat e kuqe’, Albin Kurti nuk e sheh PDK-në si partner koalicioni

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti në një intervistë për KALLXO.com, ka deklaruar se nuk e sheh Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) si partner koalicioni.

“Unë fare nuk e shoh PDK-në si partner. Fare. Por tash nuk e shoh as LDK-në [qesh]. A po kupton…”, theksoi kreu i LVV-së.

Kurti ka përsëritur akuzat për PDK-në, kur është pyetur nëse zhvillimet me Gjykatën Speciale,  mund të bëhen arsyeja e bashkimit apo koalicionit me PDK-në.

“Unë besoj se faktori kryesor i kapjes së shtetit të Kosovës është udhëheqja e PDK-së dhe pa u reformuar në opozitë Partia Demokratike e Kosovës, çfarëdo koalicioni me të nuk është koalicion”, është shprehur Kurti.

Sipas kreut të LVV-së, nuk ka pasur reformim të PDK-së, ndonëse ish-kryetari i saj, Kadri Veseli është duke u përballur me aktakuzë në Hagë.

“Është e njëjta PDK. Nuk ka ndryshuar, nuk ka pasë as zgjedhje e as reformim. Të njëjtit janë ata. Pra, për mua nuk ka ndodhë kurfarë reformimi në opozitë i Partisë Demokratike të Kosovës. Përkundrazi, ajo ka qenë ndër faktorët e rëndësishëm të rrëzimit të qeverisë sonë”, thotë Kurti në këtë intervistë.

Ish-kryeministri përmend kohën e rrëzimit të Qeverisë së tij.

“Mos harroni, pa 24 votat e PDK-së nuk do të mund të rrëzohej qeveria Kurti sepse nuk do të bëheshin 61 vota. Edhe shumë interesant, asnjë nuk mungoi atë ditë. 24 deputetë i kanë, të 24 si rruzat në pe kishin ardhur me 25 mars me i çu dy duart para Grenellit se jo para meje. Kshtu që nuk ka kurfarë reformimi aty”, tha ai.

Në një intervistë të gjatë për KALLXO.com, Albin Kurti mes tjerash flet rreth aktakuzës së Gjykatës Speciale, pasojave politike, zgjedhjeve të reja dhe synimin e tij për t’u rikthyer në pushtet me 50 për qind të votave.Kallxo

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara