Visar Berisha – Nga fusha e futbollit në shërbim të qytetarëve të Suharekës

Kryetari Bali Muharremaj ka prezantuar Visar Berishën, një emër të njohur dhe të respektuar në sportin kosovar, si kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e AAK-së.

Ish-kapiteni i FC Ballkanit ka një karrierë të ndritur, ku në vitin 2008 u shpall Futbollisti më i mirë në Kosovë, ndërsa Komuna e Suharekës e ka nderuar tri herë me çmimin “Sportisti i Vitit”. Ai është vlerësuar edhe nga Komuna e Prishtinës si Sportisti më i mirë, duke dëshmuar vlerat dhe kontributin e tij në arenën sportive.

Visari ka mbrojtur me dinjitet ngjyrat e klubeve të njohura, duke nisur nga FC Ballkani, e më pas Prishtina, Liria, Drenica, si dhe klubet evropiane Winterthur dhe Schaffhausen në Zvicër.

Pas përfundimit të karrierës aktive, ai vendos të sjellë përvojën, disiplinën dhe lidershipin e tij në politikën lokale, me synimin për të qenë zëri i qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e komunës.

Visar Berisha shihet si një shembull se si pasioni dhe përkushtimi në sport mund të kthehen në energji pozitive për shërbimin publik.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara