Vjedhje e kamionit në Suharekë – Identifikohet i dyshuari, shpallet në kërkim

Një rast i rëndë i vjedhjes së automjetit të tipit kamion është raportuar në fshatin Shirokë të komunës së Suharekës, ku personi i dyshuar tashmë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve ekskluzive që ka siguruar Sinjali, rasti ka ndodhur më 13 korrik 2025, kur është vjedhur një kamion Mercedes Kiper, ngjyrë e bardhë, në pronësi të Behar Kastratit nga Magjera – Malishevë, i cili përdorej nga Xhemë Beqiraj, rreth 57-vjeçar banor i fshatit Sopijë.

Beqiraj ka njoftuar Policinë rreth orës 12:30 se kamioni është zhdukur nga hapësira ndërtimore ku ishte parkuar, në zonën industriale të Shirokës.

Pas deklarimeve dhe hetimeve të para, është identifikuar i dyshuari, ndaj të cilit është iniciuar rast penal për “Vjedhje të rëndë” dhe është shpallur në kërkim policor.

Apelohet se nëse dikush has në të dyshuarin apo në kamionin e zhdukur, të kontaktojë menjëherë stacionin më të afërt të Policisë.

Sinjali do të përcjellë me vëmendje zhvillimet për këtë rast dhe do t’ju informojë për çdo hap të ri hetimor.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara