Vjosa Osmani merr vëmendjen e Netanyahut pasi falënderoi Izraelin nga memoriali te Kuvendi i Kosovës

Kryeministri i Izrealit, Benjamin Netanyahu, e ka shpërndarë një video të kryeparlamentares Vjosa Osmani, e cila nga memoriali për hebrenjtë në Prishtinë, e ka falënderuar Izraelin për njohjen e Kosovës.

Kryeparlamentarja Osmani, në një video të realizuar nga oborri i Kuvendit të Kosovës, pranë pllakës memoriale të komunitetit hebrenj, për ta falënderuar Izraelin për njohjen reciproke.

Kjo video është postuar edhe në profilin e Netanyahut.

Osmani aty thotë se shqiptarët e Kosovës dhe populli hebrenj kanë lidhje të vecantë, që periudha e Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët hapën shtëpitë e tyre për të strehuar e fshehur hebrenjtë e përndjekur nga nazistët.

“Po qëndroj para memorialit të komunitetit hebrenj, këtu në Parlamentin e Kosovës, për të thënë “Faleminderit” [e thotë edhe hebraisht] Izraelin që e njohu Republikën e Kosovës. Më shumë se 70 vjet  më parë, shqiptarët e Kosovës hapën zemrat dhe shtëpitë e tyre për hebrenjtë. Që nga atëherë, qytetarët e Kosovës dhe ata të Izrealit e kanë një lidhje të veçantë, që së fundmi u formalizua me vënien e raporteve diplomatike javën e kaluar. Nga Kuvendi i Kosovës, ne i falendërojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që e bën këtë të mundur. Ne mezi presim që të forcojmë edhe më shumë miqësinë tonë me Izraelin, përmes bashkëpunimit të parlamentit me Knesset-in [paralementin e Izrealit]”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Express.

Sipas marrëveshjes që u nënshkruar të premten në Shtëpinë e Bardhë, Kosova dhe Izraeli e njohin njëra-tjetrën dhe vendosin raporte diplomatike.

Kosova është zotuar se ambasadën e saj do ta hapë në Jerusalem, e jo në Tel Aviv, e kjo është mirëpritur nga Izraeli dhe SHBA’ja, por është kundërshtuar nga liga arabe dhe Turqia.

/Express/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara