Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë ndarë përfundimisht rrugët e tyre politike, pas një përplasjeje të fortë në takimin e fundit mes tyre.

Burime të sigurta për Kanal10 bëjnë të ditur se takimi është shoqëruar me konfrontim verbal dhe tone të ashpra. Presidentja Osmani raportohet të jetë ndjerë e tradhtuar, pasi Kryeministri Kurti i ka kërkuar që të heqë dorë nga ambicia për një mandat të dytë presidencial dhe të marrë drejtimin e një ministrie në qeveri.

Megjithatë, Osmani thuhet se ka refuzuar prerazi këtë propozim, duke pretenduar se i ka votat e mjaftueshme për rizgjedhje, falë mbështetjes së Lidhja Demokratike e Kosovës si dhe të përfaqësuesve të pakicave joserbe.

Situata tashmë po merr një tjetër dimension, Presidentja pritet të shndërrohet në rivale të drejtpërdrejtë të Kurtit në skenën politike.

Sipas burimeve të Kanal10, Osmani ka përgatitur një listë të re politike me emrin “Shpresa”, me të cilën synon të garojë në zgjedhje, potencialisht në një koalicion të përbashkët me Lidhja Demokratike e Kosovës ose Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në rast se Kuvendi dështon të zgjedh presidentin e ri deri të enjten, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme./Gazeta 10

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara