Vojvoda provokohet në konferencë nga gazetarët e Rumanisë: Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës e jo i Serbisë

Përfaqësuesja e Kosovës e ka zhvilluar konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes me Rumaninë.

Kras përzgjedhësit Primosh Gliha, në konferencë ishte prezent edhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda.

Futbollisti i Torinoës është përballur me pytje provokuese nga gazetër vendas.

Si e vlerëson sjelljen e tifozëve rumunë që kanë pasur mesazhe politike “Kosova është Serbi”, ishte kjo pyetja e gazetarit rumun.

“Mjafton ta shihni këtë logo në zemrën tonë, është flamuri i Kosovës e jo i Serbisë”, është shprehur Vojvoda.

Ai e ka dhënë këndvështrimin e tij sa i takon asaj se si do të mund të ndihen në një stadium të mbushur.

“Jam mësuar të luaj në stadiumet me kapacitete të plota. Edhe bashkëlojtarët, disa nga ata luajnë në klube të mëdha evropiane dhe jemi të mësuar”, është shprehur ai.

Ndeshja Rumani – Kosovë zhvillohet të martën nga ora 20:45

Dardanët kanë zhvilluar 5 ndeshje në grup dhe janë ende pa fitore dhe fitorja në këtë ndeshje do të ngrite edhe më shumë moralin e skuadrës.

Pra ndeshja e ardhshme ndaj Rumanisë është vendimtare në ecurinë e kualifikimeve. Pasi me një fitore eventuale në Bukuresht, Kosova do të mbetej në garë për të shkuar në Euro 2024.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara