Vuçiq: Kam garanci se pesë shtete janë të gatshme të tërheqin njohjen e Kosovës

Mediat serbe raportojnë sot se Serbia “ka garanci” të forta se pesë shtete që kanë njohur pavarësinë e Kosovës janë të gatshme ta tërheqin atë, në momentin që presidenti Aleksandar Vuçiq jep sinjalin.

Sipas mediave serbe, të përmbledhura në një tekst nga “B92”, kjo do të ndodhte në momentin që sipas tyre, Kosova shkel marrëveshjen e Washingtonit, ku më 4 shtator 2020 u pajtua që për një periudhë të mos kërkojë anëtarësime të reja në organizata ndërkombëtare, e njëjtë as Serbia të mos kërkojë çnjohje të pavarësisë.

Më herët, presidenti serb Vuçiq deklaroi “se ka informacione” se Kosova do të kërkojë anëtarësim në organizata ndërkombëtare të drejtësisë. Sipas tij, nëse kjo do të ndodh, Kosova “do të marrë përgjigje të merituar”.

“Përgjigjja nuk do t’iu pëlqejë aspak. Nuk besoj se do të gëzohen me tërheqje të njohjeve, e unë e gjitha që mund të them, është se do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq më herët.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara