VV ia lypë nënshkrimet, Uran Ismaili pyet Kurtin se ku mbeten vijat e kuqe ndaj PDK’së

Lëvizja Vetëvendosje ka filluar tashmë iniciativën për ta rrëzuar qeverinë e Avdullah Hotit. Për këtë nismë, partia që drejton Kurti, ka kërkuar edhe votat e PDK’së.

Lidhur me këtë kërkesë të Vetëvendosjes ka reaguar edhe  Sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, i cili e ka pyetur partinë e Kurtit se çfarë ka ndodhur që i kanë hequr vijat e kuqe për PDK’në.


Sipas tij, LVV vetëm po bën shoë politik.

Ismaili, po ashtu, ka rikujtuar standardet e dyfishta të VV-së, sepse në kohën e mocionit të LDK-së, kur kishte 15 të infektuar me Covid-19 në ditë, ajo kërkonte të mos rrëzohej Qeveria, ndërsa sot e bën të kundërtën, megjithëse shënohen mbi 200 të infektuar në ditë në Kosovë.

Deklarat e plotë:

Lëvizja Vetëvendosje, në një konferencë për media, paralajmëroi fillimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, por shpresat i paska varur në Partinë Demokratike të Kosovës.

Në një moment të këtillë, kur kjo parti po kërkon bashkëpunim të drejtpërdrejtë me PDK-në, atëherë pashmangshëm shtrohen disa çështje që kërkojnë përgjigje publike.

E para, LVV duhet të tregojë se çfarë ndodhi që i paska fshirë vijat e kuqe me PDK-në?

E dyta, LVV duhet të tregojë sa është serioze në iniciativën për mocionin që e ka nisur në Kuvendin e Kosovës?

Nga përvoja e kaluar, ky duket më shumë si një shoë politik i radhës sesa një përpjekje e sinqertë. Sepse, votat e LVV-së dhe PDK-së nuk mjaftojnë për rrëzimin e Qeverisë. Përkundrazi, e shtyjnë këtë Qeveri edhe për 6 muaj, sepse ligji thotë që mocioni i mosbesimit mund të ngritet vetëm një herë në gjashtë muaj.

Prandaj, VV duhet të tregojë se a e ka kontaktuar paraprakisht ndonjë parti politike që t’i japë formë dhe përmbajtje këtij bashkëpunimi që po kërkon nga PDK? A e mendon seriozisht rrëzimin e Qeverisë, pra sigurimin e 61 votave, apo është iniciativë vetëm për shoë politik?

Tema e radhës lidhet me dyshimin tonë ndaj iniciativës së Lëvizjes Vetëvendosje në kohë pandemie. Kur LDK nisi mocionin për Qeverinë Kurti, Lëvizja Vetëvendosje ankohej për rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie me vetëm 15 raste infektimi në ditë. E tani kur Kosova është ndoshta në kulmin e pandemisë, me nga 15 raste të vdekjeve dhe mbi 200 të infektuar në ditë, kjo sot nuk po i pengon Lëvizjes Vetëvendosje për ta ndërmarrë iniciativën e mocionit të mosbesimit për Qeverinë. Pra, kemi të bëjmë me standarde të dyfishta të VV-së.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara