Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

VV merr këtë vendimin për asamblistin nga Suhareka që u arrestua të mërkuren

VV-ja pezullon anëtarin e saj të arrestuar në Suharekë!

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komunën e Suharekës, Liridon Fandaj, është njëri nga 11 të arrestuarit gjatë aksionit të djeshëm të Policisë për keqpërdorime të subvencioneve në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë.
Siç bën të ditur policia, të arrestuarit dyshohen se kanë përfituar subvencione përmes dhënies së ryshfetit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Ndërkaq, Komisioni Disiplinor i LVV-së ka pezulluar anëtarësinë e asamblistit të lartëcekur të LVV-së në Suharekë në subjekt.
Pezullim ky deri në një vendim të gjykatës, një gjë të tillë e ka bërë të ditur zyra për media e këtij subjekti politik në pushtet, të enjten.
Ndryshe, Fondaj është arrestuar gjatë ditës së mërkurë, kjo me dyshimin për keqpërdorime në Agjencionin për Zhvillimin e Bujqësisë, përkatësisht keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

Kujtojmë se, kjo nuk është hera e parë kur policia e prokuroria kanë ndërmarrë aksione të tilla, pasi që edhe më herët janë kryer operacione policore nën dyshimin për keqpërdorime të subvencioneve në bujqësi, e që rezultuan me disa të arrestuar.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara