WAYNE ROONEY: TAKTIKAT E FERGUSON NA HUMBËN DY FINALET NDAJ BARCELONËS

Ish kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, është kthyer pas në kohë për të analizuar dy finalet e humbura të Manchester United, ndaj Barcelonës.

“Dy finalet e vitit 2009 dhe 2011, janë finale të humbura nga taktikat e gabuara, ndaj Barcelonës së Pep Guardiola. Ne vendosëm që t’i sulmojmë ata, duke ditur kualitetet e tyre të jashtëzakonshme” tha Rooney, transmeton Insajderi.

“Më kujtohet para ndeshjes, kur po diskutonim taktikat dhe Ferguson na tha se do të sulmojmë, sepse Manchester United sulmon e nuk mbrohet. Ky vendim na kushtoi, pasi duke njohur Barcelonën, ne duhej të mbroheshim dhe të fitonim. Fundja ishte një finale dhe nuk do të ishte asgjë e keqe sikur të mbroheshim e ta fitonim” përfundoi Wayne Rooney.

Kujtojmë se Barcelona e mposhti dy herë Manchester United, herën e parë me rezultat 2 me 0, herën e dytë me rezultat 3 me 1./Insajderi.com.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara