Xhavit Haliti është i ftuar i radhës nga Gjykata Speciale

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti është i thirruri i radhës nga Dhomat e Specializua të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Nënkryetari i Partisë demokratike të Kosovës, është shprehur se është thirrur nga Gjykata Speciale. Në një intervistë për Abcnews, ku ka folur edhe rreth arrestimeve të liderëve të Kosovës ai thotë se Ahmet Krasniqit, nuk është përfshirë në vrasjet që kanë ndodhur në Tiranë  në vitin 1998 në Tiranë, sakaq shton se i ka kërkuar prokurorisë së Shqipërisë në vitin 2014, të hapë hetimet.

“Unë në vitin 2014 kam bërë një kërkesë në prokurorinë e shtetit në Shqipëri që të fillojnë hetimet dhe të hetohem edhe unë për shkak se ka pasur opinione në media. Ahmetin e kam pasur mik dhe kemi pasur një bashkëpunim prej ditës së parë që ka ardhur në Shqipëri.  Argumentet janë aq kokëforta, nuk kam asnjë lidhje, akuzat janë bërë më shumë politike dhe unë jam i gatshëm që të përballem me organet e drejtësisë dhe jo me media që spekulojnë” deklaroi ai.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar si akuzuar apo i dyshuar.

Kujtojmë se Haliti ka qenë një prej veprimtarëve të parë të lëvizjeve që janë marrë me luftimin e regjimit serb në Kosovë dhe po ashtu njihet si  një ndër figurat kryesore të UÇK-së. Ideksonline

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara