Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Xherdan Shaqiri me deklaratë befasuese për Kosovën

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka folur me entuziazëm për gjasat e Kosovës dhe Shqipërisë në garën për kualifikim në Kupën e Botës, duke vlerësuar progresin që kanë bërë të dy kombëtaret.

Në një intervistë për Watson.ch, Shaqiri tha se formati i ri i Botërorit u jep më shumë mundësi ekipeve të vogla të realizojnë ëndrrën e pjesëmarrjes.

“Ka kombëtare që po garojnë për herë të parë dhe është mirë që kanë më shumë gjasa. Shqipëria dhe Kosova ende mund të kualifikohen përmes play-off-it,” u shpreh ai.

Shaqiri theksoi se kualifikimi i Kosovës në Botëror do të ishte moment historik.

“Do të ishte një histori e jashtëzakonshme. Turneu i tyre i parë. Vetë fakti që janë ende në garë tregon progresin e madh që kanë bërë,” tha ai, duke shtuar se gjithnjë e më shumë lojtarë cilësorë po zgjedhin fanellën e Kosovës, gjë që e ka rritur nivelin dhe besimin e ekipit.

Ylli i Zvicrës foli edhe për marrëdhënien e tij me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke zbuluar se janë njohur rastësisht në një fluturim drejt Londrës dhe që prej asaj kohe kanë mbetur në kontakt.

Kohët e fundit mori një çmim në Kosovë dhe unë e urova,” tha Shaqiri.

Shaqiri mbetet optimist se me vazhdimësinë e progresit, Kosova mund ta realizojë ëndrrën e madhe të paraqitjes në Kupën e Botës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara