Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ylli fiton në vazhdime ndaj Vëllaznimit

Golden Eagle Ylli ka mundur Vëllaznimin 87:74 (20:17, 20:14, 21:14, 9:25, 17:4), në kuadër të javës së pestë të Prince Caffe Superligës.Loja ishte interesante, por vendasit e fillojnë më mirë, duke pasur epërsi 15:6, por mysafirët kundërpërgjigjen në fund të çerekut të pare, duke ngushtuar shifrat në 20:17.
Skuadra kuqezi vazhdon me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke kaluar në epërsi 22:23, megjithatë, vendasit me një seri prej 5:0, sërish kalojnë në epërsi 27:23. Më pas zhvillohet lojë interesante, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 40:31.
Ylli e nisi furishëm pjesën e dytë, përkëtësisht periodën e tretë, duke pasur epërsi deri në 22 pikë (54:32), kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 61:45. Në 10 minutat e fundit, Vëllaznimi nuk u dorëzua dhe afron shifrat në 66:64, duke e bërë ndeshjen edhe më interesante. Dramë u zhvillua deri në fund, kur Hortman i Vëllaznimit gjuan saktë nga 8 metra për tri pkë dhe barazon rezultatin në 70:70, 25 sekonda nga fundi. Ylli nuk shfrytëzoi aksionin e fundit dhe skuadrat shkuan në vazhdime. E, në vazhdime Ylli nuk lëshoi pe dhe fitoi në fund me rezultat 87:74.
Te Golden Eagle Ylli u dallua Valon Bunjaku me 19 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, kurse te Vëllaznimi më i miri ishte Christopher Hortman me 30 pikë, 19 kërcime e 7 asistime. Golden Eagle Ylli ka tri fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi një fitore dhe katër humbje.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara