Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ylli vazhdon me fitore, mund Bashkimin

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me shifrat 96:73 (25:19, 21:28, 23:16, 27:10), në kuadër të javës së 16-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja nisi e barapeshuar dhe pas rezultatit 11:11, Ylli ishte më i mirë, duke fituar çerekun e parë 25:19. Edhe periudha e dytë ishte e barabartë në fillim, por më pas mysafirët morën lojën në dorë dhe barazuan rezultatin në 34:34, dhe deri në fund të pjesës së parë, skuadrat nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat dhe pjesa e parë përfundon 46:47.

Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e fituar këtë pjesë 23:16, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:63. Therandasit ishin edhe më bindës në 10 minutat e fundit, duke fituar 27:10 për të triumfuar në fund 96:73.

Te Golden Eagle Ylli u dalluna Mitchell Ëilbekin me 25 pikë e gjashtë asistime dhe Samir Zekiqi me 23 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Endrit Hysenagolli me 24 pikë e 15 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka dhjetë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi tetë fitore dhe tetë humbje.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara