Zafir Berisha: Zgjedhjet e reja në fillim të vitit, posti i Presidentit pjesë e marrëveshjeve politike

Ish-deputeti Zafir Berisha ka deklaruar se nuk pret formimin e një qeverie të re, por mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të vitit 2026. Sipas tij, kriza aktuale politike nuk do të zgjidhet përmes marrëveshjeve të momentit, por përmes një procesi të ri zgjedhor.

“Nuk pres qeveri të re, unë pres zgjedhje të reja në pjesën e parë të janarit, me mundësi të shtyhen deri në mars, kur edhe Presidentes i kalon afati dhe pastaj edhe posti i Presidentit të jetë pjesë e matematikave që bëhen nën tavolinë,” tha Berisha.

Ai akuzoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për zvarritje të qëllimshme të proceseve politike, duke pretenduar se vonesat janë bërë për shkak të zgjedhjeve lokale dhe interesave të ngushta partiake.

“Kjo ka qenë një zvarritje e qëllimshme e Albin Kurtit për shkak të zgjedhjeve lokale, sepse lapsuset që i ka bërë i kanë kushtuar dhe po i kushtojnë Kosovës. Ka menduar me i shfrytëzu, ashtu siç i ka shfrytëzuar edhe më herët, për interesa politike pavarësisht se Kosova po dëmtohet,” theksoi Berisha.

Sipas tij, kjo strategji ka përfshirë edhe vonesat në organizimin e zgjedhjeve në katër komunat veriore, që sipas tij i kanë hapur rrugën rikthimit të Listës Serbe. “Të gjithë e kanë ditur, edhe Albin, se në momentin që mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri, ka me u rikthy Lista Serbe. Këtë zvarritje e ka bërë me qëllim, përfshirë edhe kokëfortësinë dhe paaftësinë e tij për të bashkëpunuar,” shtoi ai.

Berisha paralajmëroi se pa zgjedhje të reja dhe një qasje më bashkëpunuese mes partive politike, vendi do të mbetet në ngërç institucional, ndërsa zhvillimet e ardhshme mund të përfshijnë edhe postin e Presidentit në marrëveshjet e reja politike.

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');