Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Zbardhen detajet e aksidentit tragjik në Suharekë – Si humbi jetën 40-vjeçarja nga Maqedonia e Veriut

Gazeta Sinjali ka mësuar detaje të reja nga aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në fshatin Duhel të Suharekës, ku humbi jetën një grua 40-vjeçare nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:57, në aksin Prishtinë – Prizren, kur një motoçikletë me dy persona – një burrë dhe një grua – po qarkullonte në drejtim të Suharekës.

Sipas burimeve të Sinjalit, drejtuesi i motoçikletës, A.M., rreth 46-vjeçar, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe rrethanat në trafik. Pikërisht në hyrje të fshatit Duhel, një qen endacak ka dalë papritmas në rrugë, duke u goditur nga pjesa e përparme e motoçikletës.

Si pasojë e goditjes, drejtuesi e humbi kontrollin, motoçikleta u përplas në skajin e djathtë të rrugës dhe më pas u rrokullis, duke i tërhequr zvarrë për disa metra të dy pasagjerët.

Fatkeqësisht, Daniela Milenkovska, rreth 40-vjeçare, pasagjerja që ndodhej pas shoferit, pësoi lëndime të rënda trupore dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj u konstatua nga ekipi i mjekësisë ligjore.

Hetimet për rastin janë duke u udhëhequr nga Njësia Rajonale e Trafikut në Prizren.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara