Zbulohet marrëveshja e Lajçakut për marrëveshjen finale – Ja çka e pret Kosovën

Televizioni publik i Kosovës pretendon se ka parë një plan 9 pikësh të përgatitur nga emisari i BE’së Miroslav Lajçak e që do të jetë në tryezen e bisedimeve.

Tërë kohën sipas televizionit publik, I dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përgatitur një plan nëntë pikësh, ku do të diskutohet ndërmjet palës kosovare e asaj serbe.

Si pikë e fundit, parashihet edhe debati për mundësinë e njohjes reciproke.

Vazhdimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, sipas burimeve ndërkombëtare do të ketë disa çështje të përcaktuara nga emisari për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sipas planit të tij, janë paraparë 9 pika, të cilat palët do t’i diskutojnë me qëllim të finalizimit të marrëveshjes.

Pika e parë e diskutimit do të jetë çështja e personave të pagjetur, rikthimi i serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga viti 1976, ku thuhet të jenë 250 mijë serbë dhe malazias. Rregullimi i infrastrukturës dhe transportit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, do të diskutohet edhe për sigurimet shoqërore dhe zhvendosjen e pasurive shtetërore në ASK, sipas vendimit të Qeverisë së ish-kryeministrit Haradinaj.

Po ashtu parashihet zgjidhja e kontesteve pronësore, ku 1300 janë në veri dhe të tjerat të serbëve në Kosovë.

Në pikën e shtatë të planit të Lajçakut, parashihet çështja e Kishës Ortodokse serbe, ku thuhet se është e pakthyeshme pronësia e tokave dhe pa të drejtë shtetëzimi të pronave.

Sipas burimeve ndërkombëtare, në tavolinën e bisedimeve ndërmjet palës kosovare e serbe do të jetë edhe zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive dhe autonomi, me politika sektoriale dhe fuqi ministrore, ndërsa në fund parashihet debati për mundësinë e njohjes resiproke mes të dyja vendeve

GazetNewborn

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara