Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Zemaj: Sigurisht që kemi para për vaksinën kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se Kosova ka para për të paguar vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të jetë e gatshme.

Megjithatë, ai tha se Kosovës i është mundësuar që për një përqindje të popullësisë të jepet edhe falas, njofton Klan Kosova.

“Për vaksinën jemi në komunikim me OBSH-në. Neve na është mundësuar vaksina edhe përmes blerjes dhe falas për diku 20 për qind. Çmimi është unik që e blen BE-ja dhe ata e shpërndajnë për shtetet. Ai çmim është referent për të gjithë. Ne sigurisht që kemi para për ta blerë atë sepse edhe na obligon ligji anti-COVID për t’ia siguruar çdo qytetari falas”.

Ndërkaq, sa i përket maskave dhe donacioneve që kanë ardhur, Zemaj në Oxygen tha se ato janë shpërndarë në disa grupe të shoqërisë.

“Na kanë ardhur shumë maska donacion, vetëm Jordania na ka sjellë më shumë se 1 milion maska. Ato i kemi shpërndarë te mjekët, nëpër shkolla, komuniteteve joshumicë apo edhe për ato grupe sociale”KlanKosova

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara