Zeqiri: Bekim Isufi do të ishte trajneri më i përshtatshëm për Ballkanin

Ndarja e Ismet Munishit me Ballkanin ka habitur, por edhe ka aktivizuar opinionin sport-dashës në Kosovë.

Shumë sygjerime për trajner kanë ardhur nga e gjithë Kosova për klubin që poashtu ka marrë edhe kritika të shumta për shkarkimin e Munishit.

Një sygjerim për suharekasit e ka dhënë edhe njjohësi dhe analisti i futbollit, Arben Zeqiri.

Zeqiri mendon se Bekim Isufi do të ishte zgjedhja e duhur për stolin e “Xhebrailave”

Ballkani i ka arsyet e veta që ka ardhë deri te vendimi për ta larguar Munishin, por tashmë sugjerimi im është që Ballkani të marr një trajner vendor që e njeh ligën, një trajner kampion, i cili e di rrugën se si të shkohet deri te titulli”, ka thënë Zeqiri për Indeksonline.

Falë punës së Ismet Munishit Ballkani është ngritur deri në këtë nivel duke luftuar për titull në stinorin që e lamë pas dhe duke qenë finalist i Kupës, derisa këtë vit duke qenë nënkampion vjeshtor dhe duke prodhuar futboll spektakolar dhe duke i bëtë tifozë Ballkanit anë e mbanë Kosovës”.

Mendoj që profili më i përshtatshëm për Ballkanin do të ishte Bekim Isufi i cili njihet si futbollist që ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm si lojtar dhe si trajner në futbollin kosovar”, ka thënë ndër të tjerash Zeqiri. Gazeta Sheshi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara