Zhduket 18-vjeçarja në Suharekë – Gjendet pas tre ditësh në banesën e gjyshit

Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht për një rast të raportuar si person i zhdukur në Suharekë, që për fat të mirë ka përfunduar pa pasoja.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se A.J. rreth 18-vjeçare ishte raportuar si e zhdukur më 21 korrik 2025, rreth orës 11:30, nga gjyshi i saj, D. J. rreth 73-vjeçar, pasi nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Pas tre ditësh kërkimesh, më 24 korrik 2025, rreth orës 20:30, vajza është gjetur në banesën e gjyshit të saj në rrugën “Brigada 123” në Suharekë.

Sipas informacioneve të Sinjalit, gjendja shëndetësore e saj ka qenë e mirë dhe nuk janë vërejtur shenja të ndonjë keqtrajtimi. Pas marrjes së deklaratës, ajo është kthyer me dëshirën e saj në banesë, së bashku me gjyshin.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Departamentit për Krime të Rënda.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara